Lajme
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit

Në pragë të festave të nëntorit, dhe në vitin e 30-të të themelimit të kësaj qendre kulturore, që përkon me datat historike, si Dita e Flamurit dhe Festa e Pavarësisë së Shqipërisë. Falë një pune të pa lodhur të aktiviteteve të saja, ajo është në vlugun e përgatitjeve dhe thuajase në përfundim e sipër me gjithë programin festiv. Po ashtu Këshilli artistik ka vendosur që festa të jetë vetëm me të ftuar nga profile të kulturës e artit si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, por edhe të diplomacisë e figurave të larta shtetërore, si dhe shumë ansamble e shoqëri kulturore simotra, të cilat kanë konfirmuar ardhjen me kohë, e në veçanti edhe sponsorët dhe donatorët tanë që po ndihmojnë këtë eviniment kaq të rëndësishmëm për mërgatën dhe vetë Shoqërinë Kulturore-Artistike “Dardania” në Winterthur!
Kuptohet përparësinë e kanë prindërit e anëtarëve dhe familjarët e tyre, që po angazhohen dhe po i sjellin fëmijët në vallëzime e këndime, prej nga atyre u kemi siguruar një hapësirë të mjaftueshme në këtë festë të madhe! Andaj kësaj here kërkojmë ndjesë për publikun e gjerë që nuk ka mundësi të jetë i pranishëm.
Festa do të mbahet më 30 nëntor 2024 nga ora 19:00, pa vonesa, ku do të jetë një apero me ushqime tradicionale, dhe pije freskuese nga shtëpija, dhe nga ora 20:00 do të fillojë programi artistik, në AULA, Kantonsschule Rychenberg, Rychenbergstrasse 110, 8400 Winterthur!
Natyrisht se programi është thuajase i tëri premierë dhe ju kërkojmë mirëkuptim për durimin dhe qetësin tuaj gjatë programit, prej nga do të kemi shumë befasi edhe në valle, edhe në veshje, e paraqitje të tjera që kërkojnë një radhitje edhe për kohën e veshjeve, pa i anashkaluar as këngët dhe instrumentalet, po ashtu të gjitha premiera për këtë festë!
Një sqarim për të gjithë ata që janë të ftuar, dhe që vijnë nga thuaja të gjitha anët e Zvicrës: Ju njoftojmë se në rrugën Rychenberstrasse, afër shkollës, janë disa vende të rezervuara për të ftuarit, mandej te rruga Tösertobelstrasse (Musik Schule), po ashtu para shkollës ka po ashtu vende të rezervuara, për të vijuar rreth e rrotull shkollës Im Lee, dhe Kantonsschule Rychenberg, si në rrugën; Im Lee, mandej Oststrasse, Nordstrasse dhe Gothfried-Kellerstrasse, që ka “Zona Blau”, ku mund të parkoni veturat tuaja, e që do të ketë edhe shenja dalluese, deri te salla Aula që është në mes të objekteve të shkollës!
Ne ju mirëpresim me kënaqësi:
Stafi ynë organizativ i SHKA “DARDANIA”
Numri kontaktues: +41 79 672 41 82
E-Diaspora
-
Si shqiptarja Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike” Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më...
-
Presidentja Osmani dhe presidentja Keller-Sutter vizituan fabrikën Stadler
-
Shqipe Sylejmani bashkë me Xherdan Shaqirin pritën presidenten Osmani
-
Kur historia dhe identiteti takohen në një shesh
-
Presidentja Osmani: Dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit
Jeta në Austri
-
Italia konfirmon lidhjet hekurudhore të shpejtësisë së lartë me Gjermaninë dhe Austrinë “deri në vitin 2026” Italia po ecën përpara me planet për lidhje të reja të shpejtësisë së lartë me Gjermaninë...
-
97% e austriakëve blejnë online, kanë shpenzuar 30 miliardë euro në 2024-ën
-
Graz: Shoqata “Atdheu” edhe këtë vit do të organizojë Ditën Kulturore Shqiptare
-
Gjithçka që duhet të dini për kontrollet mjekësore falas në Vjenë
-
Komisioni Evropian propozon thjeshtimin e procedurave për deportimin e azilkërkuesve në vendet e treta