Autotech
Shitjet e Huaweit bien për 40 për qind
Kompania kineze Huawei ka përjetuar një rënie të madhe në shitjet e telefonave të saj në tregun evropian e amerikan. Që kur Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë, Huawei ka pësuar shumë, gjatë muajve të fundit.
Shefi i kësaj kompanie, Ren Zhengei, deklaroi se shitjet e telefonave jashtë tregut kinez kanë rënë për 40 për qind që prej mesit të muajit maj e deri në qershor.
Ani pse sanksionet amerikane nuk do të realizohen për 90 ditë, futja në listën e zezë ia pamundëson Huaweit që të funksionojë me sistemin operativ të Googleit, i cili përdoret me të madhe në Evropë. Kompania kineze u fut në listën e zezë amerikane me arsyetimin se pajisjet e saj përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Huawei gjatë vitit 2018, shiti 26 milionë telefona në Evropë, më shumë se 60 për qind se sa një vit më herët.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













