Bota
Shitja e pasaportave bullgare, nisin hetimet
Asambleja Kombëtare e Bullgarisë ka rënë dakord me mbështetjen e të gjitha partive të ngrejë një komision ad-hoc për të hetuar mbi akuzat e mediat evropiane dhe bullgare lidhur me korrupsionin në dhënien e shtetësisë për të huajt.
Vendimi u mor më 14 dhjetor, dhe vjen pas arrestimit në tetor të kreut të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit, Petar Haralampiev dhe disa personave të tjerë, në lidhje me akuzat e dyshuara dhe falsifikimin e dokumenteve për t’u mundësuar shtetasve të vendeve të afërta të aplikojnë për pasaporta bullgare.
Komisioni ad-hoc do të ketë një mandat tre mujor dhe do të ketë 17 anëtarë, të emëruar në baza proporcionale nga pesë grupet parlamentare të Parlamentit bullgar, transmeton ‘Scan’.
Ai do të udhëhiqet nga Yordan Tsonev i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, partia e të cilit propozoi themelimin e komitetit, përcjell albinfo.ch.
Komiteti do të jetë i detyruar të paraqesë një raport në përfundim të procesit të tij.
Borisov ka thënë se është e mundur që Agjencia Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit të mbyllet.
Gjatë viteve, në mënyrë periodike ka pasur akuza për korrupsion dhe parregullsi në procesin e dhënies së shtetësisë bullgare, duke përfshirë edhe falsifikimin e dokumentacionit që tregon origjinë bullgare, një nga arsyet që mundësojnë aplikimin e pasaportës. Që nga tetori është menduar ehde krijimi i një ministrie për bullgarët jashtë vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












