Lajme
Shitja e armëve shënon rritje gjatë pandemisë
Shitja e armëve dhe shërbimeve ushtarake nga 100 kompanitë më të mëdha të përfshira në këtë industri, arriti të gjeneronte 531 miliardë dollarë në vitin 2020, një rritje me 1,3%, krahasuar me vitin 2019. Kështu thotë një raport i publikuar nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI).
Rritja krahasuar me vitin 2015 është 15%, tha raporti. Ky vit është i rëndësishëm, sepse është i pari në të cilin janë llogaritur shitjet e armatimeve nga kompanitë kineze.
Pandemia nuk pati asnjë ndikim te shitja e armëve. Edhe pse gjatë vitit 2020 ekonomia botërore u tkurr me 3,1%, shitja e armatimeve pësoi rritje. “Një ndihmë të madhe për këtë industri ka dhënë kërkesa e vazhdueshme e qeverive për armë dhe shërbime ushtarake”, tha Alexandra Marksteiner, kërkuese e Institutit.
Shtetet e Bashkuara kryesojnë edhe një herë listën e shitësve më të mëdhenj. Në total, 41 kompani amerikane kanë siguruar të ardhura në vlerën e 285 miliardë dollarëve, një rritje me 1,9% nga viti 2019. Kompanitë amerikane siguruan 54% të shitjeve të 100 kompanive më të mëdha. Që prej vitit 2018, 5 kompanitë me më shumë të ardhura kanë qenë me seli në SHBA, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Në 100 kompanitë më të mëdha, 5 prej tyre janë kineze. Ato kanë siguruar, gjatë vitit 2020, 66,8 miliardë dollarë, 1,5% më shumë se në vitin 2019, duke zënë 13% të tregut sa i përket 100 kompanive më të mëdha.
Në listën me 100 kompanitë më të mëdha, 26 janë nga “Kontinenti i Vjetër”, dhe të gjitha së bashku, kompanitë europiane kanë siguruar 109 miliardë dollarë. Kompanitë britanike siguruan 37,5 miliardë dollarë, ndërsa ato gjermane 8,9 miliardë dollarë.
Ndryshe nga trendi i përgjithshëm i industrisë dhe i shteteve të tjera, kompanitë ruse pësuan një rënie të të ardhurave të siguruara nga shitja e armëve në vitin 2020, duke siguruar 26,4 miliardë dollarë, gati 2 miliardë dollarë më pak sesa në vitin 2019.
Baza e të dhënave e institutit suedez, SIPRI, ka nisur të krijohet në vitin 1989 dhe mbledh të dhëna për shitjet që kanë realizuar kompanitë e armëve brenda dhe jashtë vendeve ku kanë selitë qendrore.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









