Shkurt.ch

Shitet 3.5 milionë euro CD-ja me të dhëna tatimore

Në të gjenden të dhënat tatimore të 1000 shtetasve gjermanë që i kanë bishtnuar detyrimit të tatimeve

Në landin gjerman Nordrhein Westfallen (NRW) sipas të gjitha gjasave është shitur sërish një CD me të dhëna tatimore nga Zvicra. Kësaj radhe bëhet fjalë për të dhüenat e klientëve të bankës private të Cyrihut, Couts, që është një filialë e bankës britanike “Royal Bank of Scotland, raporton “Financial Times Deutschland”.

Ndjekësit gjermanë të personave që i ikin pagesës së tatimeve, në marrëveshje me Ministrinë e Financave të këtij landi kanë paguar për këtë CD plotë 3. 5 milionë euro, shkruan gazeta. Në të gjenden të dhënat tatimore të 1000 shtetasve gjermanë që i kanë bishtnuar detyrimit të tatimeve.

Landi NRW edhe në muajin mars kishte blerë një Cd me të dhëna tatimore. Ky land, duke blerë edhe CD-në e dytë, po dëshmon se është kundër marrëveshjes së tatimeve, të nënshkruar pak kohë më parë në mes të Gjermanisë dhe Zvicrës.