Bota
Shifra rekorde të CO2 në vitin 2016
Sipas njoftimit të Organizatës Botërore Meteorologjike, vitin e shkuar pati rritje prej 50 për qind në krahasim me mesataren e dhjetë vjetëve të fundit
Përqendrimi i dyoksidit të karbonit (CO2) në atmosferën e Tokës ka pasur shifra rekorde në vitin 2016.
Sipas njoftimit të Organizatës Botërore Meteorologjike, vitin e shkuar pati rritje prej 50 për qind në krahasim me mesataren e dhjetë vjetëve të fundit.
Hulumtuesit kanë thënë se një gjë e tillë është për shkak të aktivitetit njerëzor dhe fenomenit të motit të quajtur “El Nino”, që ka ngritur CO2 në një nivel që s’është parë në 800 mijë vjet. “El Nino” është fenomen i motit që shkaktohet kur uji i nxehtë i Oqeanit Pacifik nga perëndimi rrjedh drejt lindjes.
Shkencëtarët thonë se kjo rrezikon temperatura të padurueshme.
Të dhënat për këtë hulumtim janë bazuar në matjet në 51 shtete.
“Është rritja më e madhe që kemi parë në 30 vjet. Rritja e fundit që kemi pasur ishte në efektin ‘El Nino’ të vitit 1997-98, atëkohë ishte rritur për 2.7ppm, ndërsa tani 3.3ppm. Kjo është rritje 50 për qind në krahasim me mesataren e dhjetë vjetëve të fundit”, ka deklaruar Oksana Tarasova nga WMO për BBC, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












