Maqedonia
Shifra alarmante të ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut
Shifra alarmante të ndotjes, mjegulla të dendura, pamje të dobët dhe temperatura të ulëta. Në këtë situatë u zgjuan qytetarët e shumë qyteteve në vend, ndërkohë që Shkupi vazhdon të thyejë rekorde dhe assesi të zbresë nga top dhjetëshi i qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Niveli i grimcave PM 10 dhe PM 2,5, për pothuajse dhjetë ditë rresht ishin 28 herë më të larta nga pragu i përcaktuar.
Për shkak të mjegullës dhe pamjes së dobët, u anuluan disa fluturime.
“Për ndryshime eventuale të orareve të rregullta, I drejtojmë udhëtarët që ta përcjellin faqen tonë të internetit www.skp.aiports.com.mk ku të gjitha ndryshimet e fluturimeve azhurnohen në kohë reale, menjëherë pas marrjes nga sistemet tona”, njoftojnë nga TAV, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Me këtë gjendje qytetarët do të përballen deri në mesin e javës së ardhshme
“Të premten do të fryjë erë e dobët deri në mesatare që do të shkaktojë zvogëlim të pjesshëm të mjegullës. Të hënën në orët e paradites do të ketë Akoma paraqitje të mjegullës, ndërsa nga orët e pasdites do të ketë reshje të shiut, ndërsa nëpër male borë”.
Për shkak të masave kundër ndotjes, disa qytete kanë siguruar transport falas për qytetarët, por jo edhe kryeqyteti. Ndërkohë edhe masat e tjera kanë mbetur në letër.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










