Lajme
Shfrytëzimi i pakontrolluar i fëmijëve në internet
MPB në Maqedoni konfirmon për rritjen e padive sa i përket keqpërdorimit të të dhënave personale veçanërisht në rrjetet sociale, nga ana e fëmijëve
Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme janë shfrytëzuesit me të mëdhenj të internetit në Maqedoni, e që shpeshherë përbën shqetësim për prindërit por edhe për mësimdhënësit e tyre. Këta fëmijë, sipas sociologëve, janë të ekspozuar ndaj krimit kibrentik.
Një vit që Agjencia për Komunikim Elektronik është duke promovuar programin për mbrojtjen e fëmijëve nga internet. Përmes këtij programi, prindërve u mundësohet të kontrollojnë kohën, njëherësh edhe aktivitet e fëmijëve të tyre gjatë përdorimi të internetit edhe kur ata nuk janë në shtëpi.
Sociologu Ibish Kadriu nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, thotë për REL se nevojiten masa urgjente nga ana e institucioneve përkatëse për reduktimin e përdorimit të internetit, veçanërisht te nxënësit e shkollave fillore.
Sipas tij, problem në vete paraqet dhe fakti se fëmijët kanë më shumë njohuri se prindërit e tyre kur bëhet fjalë për përdorimin e internetit.
“Në bazë të disa hulumtimeve shkencore që kemi bërë në kuadër të USHT-së, duke pasur në fokus prindërit dhe nxënësit shihet se mungon kontrolli nga ana e prindërve, mungon kontrolli nga ana e arsimtarëve dhe veçanërisht ka keqpërdorim të informacioneve të cilat ofrohen në internet në moshën e mitur”, shprehet Kadriu.
Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se është në rritje numri i padive sa i përket keqpërdorimit të të dhënave personale veçanërisht në rrjetet sociale.
“Po është në rritje shkelja e ligjit që vlen për rrjetet sociale që kryesisht kanë të bëjnë me shkeljen e privatësisë në rrjetin social Facebook dhe rrjetet tjera, veçanërisht te të rinjtë dhe miturit”, shprehet drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Dimitar Gjeorgjievski.
Ai shton se në sistemin arsimor të Maqedonisë nuk ekziston asnjë njësi mësimore ku mbrojtja e të dhënave personale është përmendur ose i kushtohet rëndësi e veçantë.
Ndërkohë, prindërit thonë se gjatë garës së informacioneve, fëmijët jo rrallë herë ballafaqohen edhe me informacione që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre.
“Po djali im është në shkollë fillore dhe arsimtarët jo rrallë herë e urdhërojnë që për më shumë informata rreth mësimeve në lëndë të ndryshme të konsultohen me internetin. Kuptohet se qëndrimi disa orësh në internet të ofron edhe gjëra të cilat janë në dëm të zhvillimit të mirëfilltë të fëmijëve”, shprehet Agim Saliu prind.
Ndërkohë, sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, departamenti i sociologjisë, del në pah se përdorimi i pakontrolluar i internetit ndikon dhe në manifestimin e sjelljeve agresive te fëmijët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













