E-Diaspora

Shfaqja “Princesha Ardita” në Teatrin e Kukullave

Shfaqjet e radhës jepen të shtunën më 27 prill dhe të dielën më 28 prill duke filluar në orën 14.30

Këto ditë, në Teatrin e Kukullave (FigurenTheater) të St. Gallenit po jepet shfaqja me kukulla, për fëmijë parashkollorë, me titullin “Princessin Ardita” (Princesha Ardita) , me rrëfimin që mbështetet në përrallat shqiptare.

Teksti i shfaqjes bazohet në librin për fëmijë me bashkautorë Silvia Hüsler dhe Mahir Mustafa.

Shfaqja, e cila në St. Gallen po jepet nga 24 prilli, është realizuar nga teatri “Fäderlicht” i Bazelit, me figura dhe koncept të Silva Ross e Markus Vogt ndërsa me regji të Silvia Ross.

Subjekti i shfaqjes është me pak fjalë ky: Princesha Ardita nuk dëshiron të martohet në asnjë mënyrë. Por, kur mbreti e kërcënon atë që të fejohet me një të huaj, ajo paraqet një kusht: ai që do ta marrë Arditën për nuse, duhet të fshihet aq mirë sa që askush të mos mund ta gjejë.

Ndërkaq, ajo vetë e ka një dylbi me të cilën mund të shohë çdo gjë që është e fshehur.

Basti ka sukses: Agimi, një i ri i pasherr, i cili e pranon kushtin, ia del mbanë. Gjatë rrugës ai ka shpëtuar tri kafshë nga vdekja dhe ka marrë nga shpërblime dhe premtimin se ato do ta ndihmojnë kur ai të gjendet në vështirësi kështu, Agimi ka suskes që me ndihmën e dhelprës, të kalojë kushtin e princeshës. Dhe, Ardita, të cilës që nga fillimi i kishte pëlqyer Agimi, pranon, më në fund me dëshirë të lidhë martesë me të.

Shfaqjet e radhës jepen të shtunën më 27 prill dhe të dielën më 28 prill duke filluar në orën 14.30.