Lajme
Shfaqja e dokumentarit “UDHA – Një gjak, një gjuhë, njëbesë” në EPFL, Lausanne
Më 5 dhjetor, në universitetin politeknik të Zvicrës EPFL në Lausanne, në sallën CM13, në orën 19:00, do të shfaqet dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë”. Ky projekt filmik është rezultat i bashkëpunimit mes Fondacionit Lorik Cana 5 dhe regjisorit italian Alessandro Ferrantelli. Dokumentari sjell në qendër jetën e shqiptarëve të Italisë së Jugut, arbëreshëve të Kalabrisë dhe Sicilisë, transmeton albinfo.ch.
Filmi nis rrugëtimin e tij në Hora e Arbëreshëve të Palermos dhe më pas udhëton nëpër fshatrat e Kalabrisë, nën shoqërimin e dy figurave që i japin ritëm dhe shpirt këtij rrëfimi: ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, dhe gazetarit e aktivistit Arbër Agalliu. Të dy ndërthuren natyrshëm me jetën e përditshme të komuniteteve arbëreshe, ku e shkuara dhe e tashmja takohen në një narrativë frymëzuese dhe edukative.
Lorik Cana, me 92 paraqitje ndërkombëtare dhe një karrierë që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar, është shndërruar në një ambasador të kulturës sonë përmes fondacionit të tij, duke investuar me përkushtim në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare.
Arbër Agalliu, gazetar shqiptar me shtetësi italiane, është një prej zërave më të fuqishëm të diasporës dhe njihet për angazhimin e tij të gjatë në përpjekjet për reformimin e ligjititalian të shtetësisë.
Dokumentari, i realizuar në gjuhën shqipe, ndërthur shqipen moderne me arbërishten, të ruajtur brez pas brezi si një gjuhë e shenjtë e komunitetit. Filmi zgjat 40 minuta.
Në një vend si Zvicra, ku edhe ne shqiptarët kemi ardhur nga treva të ndryshme, “UDHA” vjen si një pasqyrë e çmuar që na fton të reflektojmë mbi atë që kemi ruajtur, çfarë kemi humbur dhe çfarë duhet të mbajmë gjallë.
Të ftuarit specialë të mbrëmjes do të jenë vetë Lorik Cana dhe Arbër Agalliu, me të cilët do të kemi kënaqësinë të bisedojmë rreth dokumentarit, nën moderimin e Prite Bytyçit. Pas diskutimit do të zhvillojmë edhe një sesion të shkurtër pyetje–përgjigjesh me publikun. Dhe në fund, të pranishmit janë të ftuar të marrin pjesë në një koktej.
Në bashkëpunim me: platformen mediale albinfo.ch, Lorik Cana 5 Foundation, smzh, AEAUL dhe Swiss Albanian Events.
Pjesëmarrja është falas, por vendet janë të kufizuara. Regjistrohuni në linkun e mëposhtëm për të siguruar vendin tuaj:
https://www.eventbrite.com/e/udha-tickets-1974973661386?aff=oddtdtcreator


Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Dhjetor 2025
- Ora18:00
- LokacioniEPFL në Lausanne, në sallën CM13
- Data e përfundimit5 Dhjetor 2025 - 22:00
E-Diaspora
-
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih Kompania ajrore “Chair Airline” do të jetë linja e parë që nis operimet nga Aeroporti Ndërkombëtar... -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











