Lajme
Shërohet i infektuari i parë nga koronavirusi në Zvicrën Qendrore
Bëhet fjalë për një të ri 21-vjeçar, i cili gjatë gjithë kohës si i infektuar kishte simptoma të lehta të koronavirusit

Në mesin e shumë lajmeve shqetësuese për zhvillimin e rrezikshëm që po merr koronavirusi, ja edhe një lajm i mirë. Një person nga Zvicra Qendrore, i pari që ishte infektuar nga koronavirusi në këtë regjion, është “absolutisht i shëndoshë”, shkruan srf.ch.
Bëhet fjalë për një të ri 21-vjeçar, i cili gjatë gjithë kohës si i infektuar kishte simptoma të lehta të koronavirusit, transmeton albinfo.ch. Këtë njoftim e ka dhënë sot Drejtoria për Shëndet Publik e Kantonit të Zug-ut, në Zvicrën Qendrore.
Në këtë kanton deri më tash janë infektuar 24 persona.
Kantoni Zug rastuin e parë të infektimit me koronavirus e kishte raportuar më 3 mars, përcjell albinfo.ch. Personi me banim në këtë kanton ishte infektuar në një ndejë private në Kantonin e Cyrihut. Po kështu ai ishte shtruar në një spital të Cyrihut, ku ishte mbajtur në izolim.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026