Shqipëria
Shërohen dy pacientët e parë nga koronavirusi në Shqipëri
“Lajm i mirë. Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë Spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë"
Shërohen dy pacientët e parë të infektuar nga COVID 19. Bëhet fjalë për dy kontakte të pacientit zero, 28-vjeçarit të ardhur nga Firence.
Kështu analizat kanë dalë negative për shtetasin V.Kola, babai i pacientit zero dhe një kontakt tjetër të këtij pacienti.
“Lajm i mirë. Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë Spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë. Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Bravo ekipit të spitalit infektiv. Por, ju lutem, kujdes‼Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. Ju lutem qëndroni në shtëpi‼ Nëse keni shenja të sëmundjes”, njoftoi ministrja Manastirliu, transmeton oranews.
Lajmi i mirë është përshëndetur dhe nga kryeministri Rama.
“Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv. Heronj”.
Aktualisht në vendin tonë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 70, ku dy prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










