Lajme
Shërbimi në restorantet zvicerane po përkeqësohet, një në tre klientë nuk jep më bakshish
Një studim i ri në Zvicër tregon se cilësia e shërbimit në restorante ka rënë, ndërsa një pjesë e madhe e klientëve po refuzojnë të japin bakshish. Sipas sondazhit të kryer nga Marketagent me mbi 3.000 persona në rajonin DACH, përfshirë mbi 1.000 zviceranë, 37.6% e tyre nuk duan më të japin bakshish, përqindja më e lartë krahasuar me Austrinë (21%) dhe Gjermaninë (29%).
Përveç bakshishit, klientët kritikojnë edhe cilësinë e dobët të shërbimit, pritjet e gjata dhe çmimet e larta, sidomos për ujin e rubinetit, që në disa restorante kushton deri në 8 franga për litër, ndërsa çmimi i pranueshëm mesatar është 1.50 franga, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, 72% e klientëve refuzojnë të japin të dhënat e kartës së kreditit për rezervime, duke u bërë pengesë për rregullat e reja të restoranteve. Shumë prej tyre gjithashtu nuk anulojnë rezervimet, duke krijuar probleme për pronarët.
Roland Zeindler, drejtor i Marketagent Zvicër, thotë se gastronomia duhet të jetë më e kujdesshme me ndryshimet e reja për të mos humbur dëshirën e klientëve për të dalë jashtë për të ngrënë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












