Lajme
Shërbimi Informativ Zviceran nën kritika për shkelje të rregullave
Shërbimi Informativ Federal i Zvicrës (NDB) është vënë sërish në qendër të kritikave për shkak të mungesës së zbatimit të masave të premtuara pas një skandali kibernetik që shpërtheu tre vite më parë.
Një raport i publikuar nga Autoriteti i Pavarur Mbikëqyrës për Aktivitetet e Zbulimit (AB-ND) tregon se NDB nuk ka zbatuar plotësisht kontrollet që kishte premtuar në vitin 2022, pas zbulimit të përdorimit të paligjshëm të të dhënave nga ofruesit e internetit, pa urdhër gjykate. Në atë kohë, NDB premtoi vendosjen e parimit të kontrollit të dyfishtë dhe mbylljen e sistemit të diskutueshëm kompjuterik që përdorej për analizimin e të dhënave kibernetike.
“Bëhet fjalë për besueshmërinë e institucionit,” deklaroi drejtoresha e AB-ND, Prisca Fischer. Ajo theksoi se moszbatimi i udhëzimeve të nxjerra nga vetë NDB përbën shkelje të rëndë të etikës institucionale.
Sipas raportit të auditimit, nuk ka prova që NDB të ketë vazhduar përdorimin e të dhënave në mënyrë të paligjshme, por mbikëqyrja e brendshme mbetet e pamjaftueshme. AB-ND rekomandon që të zbatohen menjëherë kontrollet e reja, të aplikohet parimi i kontrollit të dyfishtë dhe të ndalet përdorimi i sistemit të vjetër për përpunimin e të dhënave, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, NDB deklaron se raporti nuk pasqyron gjendjen aktuale dhe se prej marsit 2024 ka ndërmarrë një riorganizim të plotë të strukturës së saj kibernetike. Agjencia pretendon se ka përmirësuar ndjeshëm mekanizmat e kontrollit të brendshëm, megjithëse nuk jep detaje konkrete mbi këto përmirësime. Po ashtu, pranon se ka pasur vonesa në zëvendësimin e sistemit të vjetër për shkak të sfidave teknike dhe operacionale.
AB-ND njofton se do të ndjekë nga afër zbatimin e masave të rekomanduara dhe do të mbajë nën vëzhgim të rreptë sektorin kibernetik të NDB gjatë muajve në vijim.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











