Maqedonia
Viktima e gjashtë nga tragjedia në Rramanli të Kumanovës
Në gjendje kritike mbeten 10-vjeçari me 75% djegie të trupit dhe 30-vjeçarja me 80% djegie
Shënohet viktima e gjashtë nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.
63-vjeçarja me djegie mbi 80% të sipërfaqes së trupit ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, konfirmojnë nga Urgjenca pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.
Në gjendje kritike mbeten 10-vjeçari me 75% djegie të trupit dhe 30-vjeçarja me 80% djegie, të cilët ndodhen në repartet intensive, si dhe një 50-vjeçar i hospitalizuar në repartin e kirurgjisë plastike, përcjell albinfo.ch.
Përmirësim të gjendjes shëndetësore ka pasur vetëm 28-vjeçarja shtatëzënë, të cilës i ka shpëtuar edhe foshnja. Nga shpërthimi i bombolës së palicencuar të gazit mëngjesin e së dielës, ndërruan jetë 3 fëmijë, një grua 36-vjeçare si dhe kryefamiljari, Shaip Alimi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











