Lajme
Shënimi etnik i territoreve
Incidentet e fundit në Maqedoni, të shënuara me konfrontime në mes të popullatës sllave-maqedonase dhe asaj shqiptare në Kalanë simbolike të Shkupit lë të kuptojmë se sfondi identitar që e strukturon këtë shoqëri mbetet esencialisht etnik dhe vazhdon të ndërtohet si i tillë.
Marrë në përgjithësi, koncepti qytetar i kombit, të cilin e hasim në letër në shumicën e vendeve të Ballkanit, është një realitet i cili mbështjell një logjikë etnike ekskluziviste.
Incidenti i pjesës historike të Shkupit ilustron se si logjika etnike ekskluziviste, e prezantuar kësaj radhe nën petkun fetar ortodoks, shërben si shënues i një grupi etnik mbi një territor. Kjo logjikë e politizimit të përkatësive fetare është brengosëse për ardhmërinë e këtij vendi, i cili tashmë sa vjet ballafaqohet me ndasi të thella etnolinguistike.
Në rastin në fjalë, ortodoksia synon të prezantohet si një karakteristikë kulturore e popullatës shumicë maqedonase-sllave, kurse ajo është po ashtu historikisht, sikurse janë edhe fetë e tjera, konstitutive e identitetit kulturor të grupeve të tjera etnike që e përbëjnë këtë vend.
Implikimi i shtetit të Maqedonisë në ndërtimin e objekteve fetare me vokacion etnik maqedonas-sllav në zona të ndieshme kulturore të Shkupit, dhe atë pavarësisht kundështimit të shprehur nga popullata shumicë shqiptare që jeton në atë pjesë historike të qytetit, mund ta vejë në rrezik kohezionin e brishtë ndëretnik.
Siç duket, pushteti aktual në Maqedoni nuk gjen të tjera zgjidhje për ta nxjerrë vendin nga marazmi ekonomik strukturor. Për kujtesë, në fillim të mandatit të tij ai u pati zotuar se do ta dinamizonte ekonominë e vendit, se do ta luftonte gangrenën e korrupsionit, se do të tërheqë investime, se do të sigurojë një shtet të së drejtës si dhe një mirëqenie socioekonomike për qytetarët e saj. Kurse, asnjëra nga këto premtime nuk u përmbushën. Ndodhi e kundërta.
Emocionet, afektet, vetëmbyllja identitare dhe, së fundi, instrumentalizimi i fesë kanë qenë të vetmet “përgjigje” që ka sjellë kjo qeveri për të mbetur në pushtet.
Investimet kohët e fundit në përmendore faraonike, të përqendruara vetëm në hapësira etnike maqedonase-sllave, bëjnë të kuptojmë logjikën e legjitimitetit politik, i cili po i largohet perspektivës evropiane.
Qëndrimi etnik ekskluzivist i politikanëve maqedonas e vë në sprovë seriozisht këtë shoqëri dhe kontribuon në etnicizimin e raporteve shoqërore. Kontrastet e mëdha socio-ekonomike në mes të grupeve etnike si dhe mungesa e investimeve të shtetit të Maqedonisë në infrastruktura shoqërore në hapësirat e banuara nga grupe etnike joshumicë, vetëm sa e thellojnë më tutje polarizimin ndëretnik.
Është momenti i fundit të ndërpritet spiralja e shënimit etniko-fetar e territoreve, si dhe vënia e institucioneve shtetërore në shërbim të një logjike etnike ekskluziviste. Episodi i fundit i Shkupit tingëllon mbi nevojën e vënies në vend të dinamikave të reja politike që e vejnë vendin në binarët e evropianizimit politik dhe kulturor, ku qytetari-individi të jetë në qendër të shoqërisë. Tejkalimi i kurthit etnik nuk mund të arrihet pa respekimin, njohjen institucionale si dhe kultivimin e mozaikut të pasur kulturor të këtij vendi. Mirëpo, këto parime nuk vetëmjaftojnë nëse nuk përcillen me angazhime politike serioze në favor të homogjenizimit socioekonomik të tërë territorit të vendit dhe jo vetëm të zhvillimit hapësinor të seleksionuar sipas atributeve etnike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj