Bota
Shëndeti i fëmijëve: Pse Japonia ndodhet në vendin e parë
Një raport i UNICEF-it e rendit Japoninë në vend të parë për sa i përket shëndetit të fëmijëve
Japonia ka arritur qëllimin e një vendi të zhvilluar për të pasur tregues të shkëlqyer për sa i përket ushqimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke ruajtur një nivel shumë të ulët të mbipeshes. Sekreti i saj? Dreka e shkollës.
Një raport i UNICEF-it e rendit Japoninë në vend të parë për sa i përket shëndetit të fëmijëve, me përqindje të ulët të vdekshmërisë dhe një numër shumë të vogël të fëmijëve nën peshë.
Por, Japonia ka gjithashtu edhe nivelin më të ulët të fëmijëve mbi peshë, midis 41 vendeve të zhvilluara të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Evropian, transmeton ATSH.
Sipas ekspertëve, për këtë luajnë rol janë disa faktorë, ku përfshihet vëmendjen e veçantë që japonezët i kushtojnë shëndetit, kontrollet e rregullta mjekësore për fëmijët dhe veçanërisht, dreka shkollore, përcjell albinfo.ch.
“Dreka e shkollës është krijuar për të siguruar elementet ushqyese që priren të mungojnë në vaktet e konsumuara në shtëpi”, tha një zyrtare i Ministrisë së Arsimit, Mayumi Ueda.
Dreka është e detyrueshme, ushqimet e sjella me vete nuk lejohen. Shumica nuk janë falas, por subvencionohen në pjesën më të madhe.
Çdo vakt llogaritet që të ketë rreth 600-700 kilokalori, të ndara në mënyrë të ekuilibruar midis karbohidrateve, mishit dhe perimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











