Zhvillim
Shëndetësia e Kosovës më e varfër për 2 milionë euro
Rishikimi i buxhetit e ka varfëruar edhe me shumë shëndetësinë. Vetëm QKUK-së si institucioni më i madh publik shëndetësor, me rishikim i janë marrë 2 milionë euro

Deklarimet e Qeverisë së Kosovës se shëndetësinë e ka një nga pesë prioritetet po dëshmohet se nuk janë reale.
Me rishikimin që i ka bërë buxhetit Qeveria e ka zvogëluar shumën e buxhetit të ndarë për këtë sektor.
Ankesa për lënien anash të shëndetësisë sa i përket buxhetit për vitin 2016 pati në fillim të këtij viti edhe nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, por edhe nga menaxherë të institucioneve shëndetësore publike, shkruan gazeta “Koha Ditore”.
Rrahmani pati thënë se me rishikimin e buxhetit në gjysmën e vitit do të “përmirësojë gabimin” me shëndetësinë. Por, kjo nuk ka ndodhur.
Rishikimi i buxhetit e ka varfëruar edhe me shumë shëndetësinë. Vetëm QKUK-së si institucioni më i madh publik shëndetësor, me rishikim i janë marrë 2 milionë euro. Shkurtime të buxhetit ka edhe në segmente të tjera të shëndetësisë.
Me rishikimin e buxhetit nuk pajtohet as Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe, vetëm dy ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore, të cilat priten të fillojnë më 1 janar të viti 2017. Kontributet (premiumet) për sigurimin shëndetësor do të jenë obligative për të gjithë qytetarët e Kosovës, por ekspertë të ndryshëm të fushës së shëndetësisë mendojnë se kjo vështirë se do të realizohet.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri