Shkurt.ch
Shën Valentini, një festë komerciale?
Këtë vit të dashuruarit do të festojnë Shën Valentinin duke ngrohur zemrat e tyre nën temperaturat më të ulëta që njohim prej shumë kohësh.
Dita e Shën Valentinit, 14 shkurti, konsiderohet në shumë vende si festa e dashurisë. Si zakonisht çifteve u jepet rasti të dëshmojnë thellësinë e ndjenjave të tyre, si dhe gatishmërinë e tyre për të krijuar një atmosfere të veçantë.
Deshët apo nuk deshët, sot është ditë e shenjtë. Zemrat fluturojnë rreth e qark, dhe patët apo nuk patet një të dashur, çdo gjë ju kujton simbolikën e dashurisë.
Ndërkohë që disa duket të kenë investuar tmerrësisht për të ndriçuar këtë datë, të tjerët mbrojnë mos lëvizjen e tyre duke pohuar se është festë komerciale, hiç më tepër.
Sidoqoftë, edhe pse kthimi i paepur i 14 shkurtit, na mbulon me kurorat e saj (pseudo)romantike, prapëseprapë kjo ditë u kujton çifteve që të mos bien në pengjet e përditshmërisë. Le të mbajmë së paku këtë vijë si elegji për dashurinë. Urime festën të gjithëve.
Sa për dijeni :
Shumë teori tani më vihën në pah për të shpjeguar origjinën e ditës së Shën Valentinit. Më njohura ka të bëjë me kohën e perandorisë Romake, gjatë sundimit të Klaudit të dytë, 270 pas e.s. Klaudi nuk dëshironte që meshkujt e asaj kohë të martoheshin gjate luftës, sepse mendonte se meshkujt beqarë ishin ushtarë më të mirë. Peshkopi Valentin, qëndroi kundra këtyrë dëshirave dhe kreu ceremoni martesore të fshehta. Për këtë arsye, Valentini u arrestua dhe më pas u ekzekutua nga urdhëri i perandorit më 14 Shkurt. Kur ishte në burg i shkroi një shënim vajzës së rojës së burgut duke e firmosur në fund, ” Nga Valentini yt”. Një shprehje mjaft e dëgjuar në këto ditë.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











