Lajme
Shemsi Nuhiu lirohet nga burgu serb
Gjykata serbe i ka dënuar sot 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me 116 vjet burg
I ekstraduar në mars të këtij viti nga Zvicra për në Serbi, ku do t`i nënshtrohej gjykimit për krime lufte si pjesë e “Grupit të Gjilanit”, Shemsi Nuhiu, shtetas kosovar me prejardhje nga Presheva është shpallur i pafajshëm me vendim të Njësisë për Krime të Gjykatës së lartë në Beograd.
Albinfo.ch ka kontaktuar vëllanë e Shemsiut, Sherif Nuhiun, i cili ka vërtetuar këtë lajm. “Vëllai është shkarkuar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin, pasi që për to nuk kishte asnjë fakt. Vendimi i gjyqit është shpallur rreth orës 15 ndërsa ne si familje presim që ai qysh sot pasdite të lirohet”, ka thënë Nuhiu.
I pyetur për statusin e qëndrimit të Shemsi Nuhiut në Zvicër , Sherifi thotë se, sipas avokatit mbrojtës, Shemsiu do të gëzojë të njëjtin status që ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë problem për tu kthyer në Zvicër. “Por, fillimisht ai do të kthehet në Kosovë, në shtëpinë e vet, e pastaj të shohim”, ka shtuar ai.
Sipas Sherif Nuhiut, vëllai i tij gjatë qëndrimit rreth 6 mujor në burgun e Beogradit nuk ka pasur keqtrajtime fizike, “por gjatë gjithë kohës ndaj tij dhe të burgosurve tjerë është ushtruar presion i tmerrshëm psikik”.
Siç njoftojnë mediet serbe, gjykata e përmendur i ka dënuar sot 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me 10 e deri në 15 vjet burgim. Gjashtë të akuzuar të tjerë nga autoritetet e Serbisë, janë liruar nga akuzat për krime të luftës ndaj civilëve në Gjilan, në vitin 1999.Me 15 vjet burg është dënuar Samet Hajdari, me nga 13 vjet Ahmet dhe Nazif Hasani, me nga 12 vjet janë dënuar Selmon Sadiku, Burim Fazliu dhe Agush Memishi, ndërsa Faton Hajdari është dënuar me 10 vjet burg.
Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu, janë dënuar me nga tetë vjet, ndërsa Shefket Musliu, është dënuar me pesë vjet burg. Musliu dhe Aliu janë në ikje.
Nga akuzat janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi dhe Shemsi Nuhiu.
I njëjti grup dy vjet më parë ishte dënuar më 101 vjet burgim, por pas ankesës së palës mbrojtëse Gjykata e Apelit kishte shfuqizuar vendimin e shkalles së parë dhe i kishte liruar përkohësisht tç dënuarit. Ky ishte procesi i dytë gjyqësor që i dënon ish guerilët shqiptarë më 116 vjet burg. Ata janë akuzuar se në qershor të vitit 1999, kanë keqtrajtuar dhe vrarë disa dhjetëra serbë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











