E-Diaspora

Shembja e urës në Gjenovë: Një shqiptar i lënduar dhe një i humbur

Shqiptarë që jetojnë në Gjenovë të Italisë bëjnë të ditur se një shqiptar është në spital, ndërsa një tjetër po kërkohet.

Sipas dëshmitarit, njëri nga shqiptarët është rëndë në spital, ndërsa tjetri po kërkohet dhe nuk dihet fati i tij, raportojnë mediat shqiptare.

Shembja dramatike e urës Morandi në Gjenovë ndodhi mesditën e sotëm duke lënë pas dhjetëra të vdekur dhe rreth 13 persona të plagosur.

Ura Morandi, që lidh Gjenovën me aeroportin e saj, pjesë e autostradës A10 është 1182 metra e gjatë, ndërsa janë shembur rreth 200 metra, përcjell albinfo.ch.

Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë industriale që ndodhej poshtë saj.

Forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave. Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovës ishte i përshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu.