Kosova
Shefi i UNHCR kërkon mbështetje për refugjatët
Misioni i UNHCR-së në Kosovë ka organizuar pritje zyrtare me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.
Erol Arduç, shef i misionit të UNHCR ka bërë thirrje nga të pranishmit që t’i mbështesin në misionin e tyre ashtu që UNHCR të ketë mundësi tu ndihmojë njerëzve të tjerë që kanë nevojë, përfshirë këtu edhe refugjatët.
“Jam shumë i lumtur që jeni këtu. Ka një ekspozitë me foto prandaj do doja t’i shihni sepse fotoja ju jep ndjesinë e momentit që ta kuptoni se cfarë përjetojnë refugjatët dhe cilat janë ndjenjat e tyre. Nuk po shkoj më gjatë me numrat sepse po rriten. Do doja që të shijoni këtë ditë. Të qëndroni bashkë me refugjatët por sigurisht edhe me njerëzit tjerë. Jo të gjithë prej juve keni qenë refugjatë apo jeni njohur me ndonjë prej tyre. Por për ju të tjerët që nuk keni pasur kontakt me ta është një mundësi shumë e mirë të ndjeni edhe ju se çfarë ndjen një refugjat”.
“Ju lutem na mbështetni ne dhe kështu ne mund ti mbështesin njerëzit në nevojë”, tha ai, raporton EO, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













