Lajme
Shefi i OBSH-së: Vaksina nuk i jep fund pandemisë
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të hënën se pandemia e koronavirusit nuk do të marrë fund vetëm nga një vaksinë e efektshme, por duhet që komunitetet dhe individët të vazhdojnë të angazhohen në luftën kundër virusit.
Komentet vijnë ndërsa kompania farmaceutike amerikane Moderna njoftoi se vaksina e saj kundër COVID-19 është 94.5% e efektshme në provat klinike të fazës së avancuar, shkruan voa, përcjell Albinfo.ch.
Duke folur përmes një video-konference me bordin ekzekutiv të OBSH-së, zoti Tedros tha se është e rëndësishme të theksohet se një vaksinë do të plotësojë mjetet e tjera mbrojtëse, por nuk do t’i zëvendësojë ato.
Zoti Tedros tha se pasi vaksina të marrë miratimin përfundimtar dhe të jetë gati të shpërndahet, vaksinimet fillimisht do të jenë të kufizuara. Ai tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit dhe grupet e tjera në rrezik do të kenë përparësi, gjë që shpresohet se do të zvogëlojë vdekjet dhe do të lehtësojë barrën e sistemeve shëndetësore.
“Kjo situatë ende do ta lerë virusin me shumë hapësirë për të lëvizur,” tha ai.
Zoti Tedros shtoi se do të ketë ende nevojë për prova, gjurmim të kontakteve dhe izolim. Komunitetet dhe individët do të duhet të jenë të angazhuar dhe të vazhdojnë të përdorin masat paraprake.
Zoti Tedros i bëri thirrje bordit ekzekutiv të OBSH-së – i përbërë nga zyrtarë të lartë të shëndetit nga të gjitha vendet anëtare – të luajnë rol për të siguruar që vendet të vazhdojnë të ndjekin masat paraprake të COVID-19 dhe të kërkojnë nga agjencia se si mund t’i mbështesë këto vende.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, numri i rasteve në të gjithë botën me COVID-19 është mbi 54 milionë dhe i vdekjeve mbi 1.3 milionë.
E-Diaspora
-
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris Festimet për Pavarësinë e Kosovës bashkojnë shqiptarët në kryeqytetin francez... -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












