Bota
Shefi akuzohet për sjellje të këqija në punë
Shefi i dyqaneve të njohura të modës në Britani të Madhe, “Ted Baker”, ka dhënë dorëheqje, shkaku i akuzave për sjellje jo të mira, pasi 200 punëtorë janë ankuar se ai i kishte detyruar të përqafoheshin me njëri-tjetrin gjatë orarit të punës.
Ray Kevin, themelues dhe shef ekzekutiv i dyqaneve të modës në Britani të Madhe, “Ted Baker Plc”, ka dhënë dorëheqje të hënën, shkaku i akuzave për sjellje të këqija ndaj kolegëve të punës, përcjell albinfo.ch.
Dyqanet “Ted Baker” kishin nisur një hetim të pavarur për akuzat ndaj Kevinit në muajin dhjetor, kur në një fushatë online 200 punëtorët e akuzonin shefin se i ka bërë të detyrueshme përqafimet me kolegët në vendet e punës. “Kevini i ka mohuar akuza për sjellje të këqija. Ai është pajtuar që të japë dorëheqje të menjëhershme nga pozita e tij si shef ekzekutiv dhe si drejtor i ‘Ted Baker’”, thuhej në njoftimin e kompanisë. Hetimi i dyqanit ndaj këtyre akuzave do të vazhdojë deri në vjeshtën e vitit 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













