Shqipëria
SHBA vlerëson Shqipërinë për luftën ndaj terrorizmit në botë
Në raportin për terrorizmin, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësohet Shqipëria si një nga vendet që kanë marrë hapa konkretë kundër terrorizmit të mbështetur nga regjimi iranian

Në raportin e DASH, ku përmblidhen arritjet dhe sfidat e shteteve të bashkuara dhe vendeve aleate për të luftuar dhe mposhtur organizatat terroriste gjatë 2018, theksohet se me gjithë arritjet kundër organizatës terroriste Shteti Islamik, Evropa vazhdon të përballet me një numër kërcënimesh nga organizata të huaja terroriste, nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, nga terrorizmi i kultivuar brenda vendit, si dhe nga terroristët e mbështetur nga Irani.
Në seksionin për Shqipërinë thuhet se vendi vazhdoi të mbështesë me forcë përpjekjet anti-terror, si dhe vazhdoi të marrë pjesë në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS-it. Kërcënimi terrorist në Shqipëri vjen nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si dhe nga përpjekjet për radikalizimin e rinisë shqiptare drejt dhunës. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin iranian, në përgjigje të një plani të sponsorizuar nga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve. Me gjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare. Ndërsa për Kosovën nënvizohet se ajo ka vazhduar të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara megjithatë ka ende shumë për të bërë, kryesisht për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe burimeve të duhura.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri