Lajme
SHBA: Takimi Kosovë-Serbi, më 4 shtator
Takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington do të mbahet më 4 shtator.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Ullyot.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.
“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Uashington më 4 shtator. Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti. Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes“, ka thënë zëdhënësi John Ullyot.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Ndërkaq, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet më 7 shtator.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












