Bota
SHBA synon të investojë 1 trilion dollarë në ushtri
Trump njoftoi gjithashtu një plan për të investuar mbi 1 trilion dollarë në ushtri deri në vitin 2026, ndërkohë që për vitin 2025 buxheti i mbrojtjes është 895 miliardë dollarë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se forcat e armatosura nën drejtimin e tij “nuk do të jenë politikisht korrekte” dhe do të shndërrohen në një “makinë luftimi dhe fitoreje”.
Gjatë një fjalimi para udhëheqjes ushtarake, ai tha se do të rikthejë fokusin te forca fizike, aftësia dhe karakteri, sepse “qëllimi i ushtrisë nuk është të mbrojë ndjenjat, por demokracinë”.
Trump njoftoi gjithashtu një plan për të investuar mbi 1 trilion dollarë në ushtri deri në vitin 2026, ndërkohë që për vitin 2025 buxheti i mbrojtjes është 895 miliardë dollarë. Ai premtoi zgjerimin e Marinës me 19 anije të reja, përfshirë nëndetëse dhe shkatërrues, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Në një vendim simbolik, Trump tha se Pentagonin do ta riemërojë në “Departamenti i Luftës”, duke argumentuar se kjo do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve.
Në fund të fjalimit, kreu i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi historinë luftarake të ushtrisë amerikane dhe theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të fitojnë në çdo betejë.
Duke komentuar mbi protestat kundër Gardës Kombëtare dhe agjencive federale, presidenti tha: “Ata pështyjnë, ne godasim. Mendojmë se është në rregull”.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










