Lajme
SHBA: Rritje e numrit të të rinjve me COVID-19
Në SHBA, drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se të rinjtë janë ata që kryesojnë rastet e fundit me COVID-19, ndërsa shkalla në rritje e vaksinimit tek amerikanët më të mëdhenj në moshë po parandalon rastet serioze të sëmundjes te të moshuarit.
Zyrtarja e lartë e shëndetit publik tha gjatë një konferencë për shtyp të hënën se “rastet po rriten në shkallë vendi dhe kjo gjë po ndodh kryesisht tek të rinjtë“.
Ajo përmendi si shkak për këtë rritje të qëndrueshme të rasteve gjatë katër javëve të fundit, përhapjen në rritje të varianteve të reja të virusit, por gjithashtu dhe rritjen e aktiviteteve sportive rinore.
Zonja Walensky vuri gjithashtu në dukje zhvillimet pozitive mes grupmoshës më të ndjeshme, duke thënë se vdekjet nga virusi i të moshuarve kanë arritur nivelet e tyre më të ulëta që nga fillimi i vjeshtës së kaluar. Më shumë se 75% e personave mbi 65 vjeç ose më të mëdhenj në moshë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 55% janë vaksinuar plotësisht.
“Ajo që po shohim është një ulje e vizitave në pavionet e urgjencës si dhe shtrimeve në spital nga kjo kategori e popullsisë“, tha zonja Walensky.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











