Lajme
SHBA regjistron më shumë se 600 të shtëna masive
Për të tretin vit radhazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 600 të shtëna masive në një vit, sipas të dhënave të organizatës jofitimprurëse “Arkivi i dhunës me armë” (GVA), dhe numri total i të vrarëve nga armët e zjarrit ka arritur në 39,816.
Sipas organizatës, deri më tani këtë vit ka pasur 609 krime, në të cilat katër ose më shumë persona, pa llogaritur personin e armatosur, janë qëlluar – duke e vënë SHBA-në në rrugën e duhur për të arritur në 675 të shtëna masive deri në fund të vitit. Gazeta Hill kujton se vitin e kaluar janë regjistruar rreth 690 të shtëna masive në gjithë SHBA-në, që është një rritje nga 610 në 2020 dhe 417 në 2019.
Në fillim të kësaj jave, pesë persona u vranë në një të shtëna masive në klubin e natës “Q” në Kolorado Springs dhe gjashtë të tjerë u vranë të mërkurën në “Walmart” në Chesapeake, Virxhinia./CNN
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










