Lajme
SHBA raporton numrin më të lartë ditor të vdekjeve
SHBA-ja ka regjistruar një nga numrat më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, këtë vit.
Me 2 678 viktima shtesë të raportuara, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend arriti në 666 618, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Gjithsej 17 135 raste të reja COVID-19, të raportuara gjithashtu në 24 orët e fundit, e çuan totalin kombëtar në 41 536 687.
Mesatarja javore e vdekjeve nga koronavirusi i ri është rritur në 1 943, duke shënuar një rritje prej 37 për qind brenda dy javësh, sipas të dhënave të përpiluara nga “New York Times”.
Teksasi raportoi numrin më të madh të rasteve (22 741) dhe shumicën e vdekjeve të lidhura me COVID-19 (417).
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjithsej 179 695 287 persona ose 54,1 për qind e popullsisë së përgjithshme, janë vaksinuar plotësisht në SHBA.
Kjo përfshin 82,6 për qind të personave mbi 65 vjeç.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












