Bota
SHBA: Punëtorë në vend të bashkimit familjar
Aktualisht, 2/3-ës së 1.1 milionë njerëzve që lejohet të emigrojnë në SHBA çdo vit, i jepet qëndrim i përhershëm për shkak të lidhjeve familjare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se kërkon të ndryshojë sistemin e emigracionit, në mënyrë që të favorizojë aplikantët e rinj, të edukuar, anglisht-folës dhe të aftë për punë, në vend të njerëzve që thjeshtë kanë lidhje familjare me amerikanët.
Plani i Donald Trump, i kritikuar hapur nga demokratët dhe grupet e mbështetjes së emigracionit, synon të bashkojë republikanët përpara zgjedhjeve presidenciale dhe të kongresit të 2020-ës.
“Plani im jep lehtësi për azilkërkuesit e saktë, duke përjashtuar pretendimet e pamerituara. Nëse ke një pretendim të duhur, atëherë do pranohesh shpejtë. Nëse demokratët nuk e pranojnë këtë plan të sigurisë të bazuar në meritokraci, atëherë do ta miratojmë menjëherë pas zgjedhjeve kur të marrim Shtëpinë e Përfaqësuesve, ruajmë Senatin dhe gjithashtu, presidencën”, u shpreh Trump, transmeton “Scan”.
Aktualisht, 2/3-ës së 1.1 milionë njerëzve që lejohet të emigrojnë në SHBA çdo vit, i jepet qëndrim i përhershëm për shkak të lidhjeve familjare, përcjell albinfo.ch.
Trump propozoi mbajtjen e numrit total të pandryshuar, por duke aplikuar një ndryshim të bazuar në meritokraci, të ngjashëm me atë të Kanadasë. Sipas tij, ky plan do të bëjë që 57% e lejeve të përhershme të qëndrimit të bazohen në punësim dhe aftësi. Plani u zhvillua nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, së bashku me këshilltarin e lartë, Stephen Miller, që njihet për qasjen e ashpër ndaj emigrimit. Për të kaluar ligjin, do të duhet mbështetja e demokratëve.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










