Bota
SHBA, Presidenti përgëzon agjencinë e imigracionit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i doli sot në mbrojtje agjencisë federale të emigracionit dhe akuzoi demokratët se kërkojnë shkrirjen e saj. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Drejtësisë ka interpretuar një vendim gjykate si autorizim për t’i mbajtur në paraburgim pa afat familjet e emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në territorin amerikan.
Administrata Trump thotë se vendimi i marrë këtë javë nga një gjykatë amerikane në shtetin e Kalifornisë mund të rezultojë në mbajtjen afatgjatë në paraburgim të familjeve të emigrantëve, ndërsa do të ndiqen procedurat e emigracionit. Në realitet, vendimi i gjykatësit të distriktit të Kalifornisë kërkon bashkimin brenda 30 ditëve të familjeve të ndara në kufi, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Por, Departamenti i Drejtësisë e ka interpretuar vendimin si një autorizim për të mbajtur pa afat në paraburgim prindërit emigrantë së bashku me fëmijët e tyre të mitur. Ata tashmë rrezikojnë të mbahen në paraburgim për muaj të tërë, për shkak të mijëra rasteve të tjera që po shqyrton sistemi i mbingarkuar i gjykatave amerikane.
Gjatë administratës së mëparshme amerikane, familjet me fëmijë shpesh liroheshin ndërsa zhvilloheshin procedurat e mëtejshme ligjore të shqyrtimit të rastit të tyre.
Sot, Presidenti Trump i doli sërish në mbrojtje Agjencisë së Zbatimit të Ligjit për Emigracionin dhe Kufirin (ICE). Ai shkruajti në Twitter se demokratët po ndërmarrin një iniciativë për shkrirjen e kësaj agjensie federale dhe premtoi se kjo nuk do të ndodhë. Presidenti thotë se agjencia ICE se ka pastruar qytete të tëra amerikane nga banda të rrezikshme si MS-13.
Pamjet e fëmijëve që mbahen nga autoritetet federale në objekte të rrethuara me tela, kanë tronditur shumë amerikanë. Megjithatë, edhe vetë emigrantët e ligjshëm të ardhur rishtazi në SHBA, kanë pikëpamje të ndryshme.
“Ne paguajmë taksa, ndërkohë që vijnë të tjerë të paligjshëm në vend. Ata punojnë me para në dorë dhe të ardhurat i nxjerrin jashtë vendit, ndërkohë që përfitojnë nga ky vend. Nuk mendoj se është e drejtë për shtetasit amerikanë”, thotë Todd Khodadadi, i ardhur në SHBA si refugjat nga Irani.
Të tjerë thonë që duhet ofruar gjithnjë mundësia për njerëzit që kërkojnë azil në SHBA.
“Duhet trajtim i barabartë dhe t’u jepet gjithnjë shansi për të qëndruar në SHBA”, thotë Hak Son, emigrant korean.
Sipas shifrave zyrtare, rreth 2 mijë fëmijë janë momentalisht ende në pritje për t’u ribashkuar me prindërit e tyre emigrantë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












