Lajme
SHBA përballet me javë të vështira në luftën kundër COVID-19
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, Vivek Murthy tha të dielën se Shtetet e Bashkuara kanë përpara “disa javë të vështira” ndërsa përballen me variantin Omicron të koronavirusit.
“Numrat e rasteve janë të larta, spitalet janë të mbingarkuara,” tha Dr. Murthy në emisionin “This Week” të televizionit ABC.
Por ai gjithashtu shprehu optimizëm.
“Do ta kapërcejmë. Po bëjmë përpjekjet maksimale për testimet”, tha ai duke iu referuar rritjes së numri të testeve në dispozicion në mënyrë që cilido të ketë nevojë t’i sigurojë ato.
Ai e cilësoi “shumë zhgënjyes” dhe “pengesë për shëndetin publik” një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë që bllokoi urdhrin e administratës së Presidentit Joe Biden sipas së cilit 84 milionë punonjës në bizneset e mëdha të vendit të vaksinohen ose të testohen periodikisht. Megjithatë gjykata la në fuqi një urdhër për vaksinimin e 17 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Dr. Murthy tha se administrata Biden gjithsesi “inkurajon kompanitë” që t’i bëjnë të detyrueshme vaksinat për punonjësit e tyre, pasi shumë kompani e kanë bërë një gjë të tillë, ndërsa të tjera jo.
Urdhri i Gjykatës së Lartë nuk i bllokon kompanitë që ta bëjnë vaksinimin të detyruar, megjithëse disa guvernatorë republikanë janë përpjekur ta ndalojnë një gjë të tillë në shtetet e tyre.
“Vaksinat po funksionojnë,” tha dr. Murthy, megjithëse pranoi se edhe ata që janë vaksinuar plotësisht dhe kanë marrë një dozë të tretë përforcuese, kanë një shans rreth 20% për t’u infektuar nga Omicroni.
Shtetet e Bashkuara aktualisht po regjistron rreth 800,000 raste të reja Covid-19 dhe afro 2,000 vdekje në ditë, megjithëse ka sinjale se rritja e rasteve me Omicron ka arritur kulmin në disa pjesë të vendit dhe nuk po rritet më./VOA
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












