Lajme
SHBA: Paketa lehtësuese edhe për bizneset e komunitetit shqiptar
Do të ketë edhe paketa të tjera stimuluese për biznesin e vogël
Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së New York-ut, Mark Gjonaj, flet për situatën dhe vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan në New York. Ai shpreh ngushullimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe lutet për pacientët e infektuar që po zhvillojnë betejën për jetën. Gjithashtu, si Kryetar i Komitetit për bizneset e vogla në bashki, z. Gjonaj tregon për ndikimin e krizës në bizneset e komunitetit shqiptar dhe mundësinë për të aplikuar për grante dhe kredi të ofruara nga qeveria federale, përcjell albinfo.ch.
Gjonajt gjithashtu tha se do të ketë edhe paketa të tjera stimuluese për biznesin e vogël, sepse kërkesat janë të shumta. Janë bizneset ato që po e ndjejnë më shumë këtë krizë.
“Ndihmat nuk po vijnë aq shpejt sa duhet. Qeveria është e ngadaltë dhe nevojat janë të ngutshme. Nuk po tregohemi aq të shpejtë sa duhet. Por, ne po mundohemi shumë. Edhe pse zyra ime është e mbyllur, telefonat e mi nuk pushojnë, ne u përgjigjemi pyetjeve dhe kërkesave të ndryshme të komunitetit, përfshirë edhe atë shqiptaro-amerikan. Ne duhet ta kalojmë këtë krizë së bashku. Qeveria po ben punën e saj dhe dyert tona janë të hapura për këdo që do ushqim dhe strehim”, u shpreh Mark Gjonaj për Zërin e Amerikës.
Gjithashtu, ai dha një mesazh për komunitetin shqiptaro-amerikan, ku i këshillon ata të qëndrojnë aty ku janë, të mos kërkojnë lëvizje dhe të dalin nga shtëpia vetëm për raste nevojash, sepse ky virus po bën shumë dëme.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/537804133804708/
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














