Lajme
SHBA: Nuk ndikoi në bashkëpunimin me aleatët rrjedhja e dokumenteve
Përkundër rrjedhjes së informacioneve ‘top sekret’ sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se kjo nuk ka ndikuar në bashkëpunimin e Uashingtonit me partnerë dhe aleatë. “Bazuar në bisedat që kemi pasur, nuk kam rastisur në diçka që do të ndikonte në bashkëpunimin tonë me partnerë dhe aleatë”, ka thënë Blinken, duke shtuar se ai dëgjuar vetëm “përgëzime” për hapat që ka marrë Uashingtoni, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjellë albinfo.ch.
Një 21-vjeçar, anëtar i Gardës Kombëtare të Forcave Ajrore të SHBA-së, është akuzuar për për kopjim të paligjshëm dhe publikim të materialit të klasifikuar. Jack Douglas Teixeira, nga Masaçusets, u arrestua të enjten nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve, raporton REL, përcjellë albinfo.ch.
Rrjedhja e informacioneve konsiderohet të jetë më seriozja që nga rasti i WikiLeaks në 2010 dhe nga autoritetet është parë si e qëllimshme dhe akt kriminal. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar të premten që hetuesit të kuptojnë pse i akuzuari ka publikuar të dhënat e klasifikuara, në disa prej të cilave është turpëruar Uashingtoni, për shkak se janë bërë publike spiunimet që kryen edhe te aleatët, shkruan REL, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










