Kriza në Ukrainë
SHBA: Ndihmë miliardëshe për Ukrainën, përfshirë raketat HIMARS
Kjo është ndihma e 18 e pajisjeve nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën që nga gushti 2021.

Një tjetër ndihmë të re ushtarake prej një miliard dollarësh për Ukrainën kanë njoftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zotuar se ky do të jetë dërgimi më i madh i raketave, municioneve dhe armëve të tjera nga rezervat e Departamentit të Mbrojtjes për forcat ukrainase.
Njoftimi i Pentagonit më 8 gusht erdhi pasi Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) premtoi një shtesë prej 4.5 miliardë dollarësh për qeverinë e Ukrainës për shërbimet bazë, si rrjedha e energjisë elektrike në spitale dhe dërgimi i furnizimeve humanitare për ukrainasit, raporton REL, përcjell Albinfo.ch.
Çka përfshinë kjo ndihmë ushtarake?
Së pari përfshin sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS, për të cilat Ukraina ka thënë se kanë qenë efektive në ndihmën e forcave të saj në fushën e betejës.
Përveç raketave HIMARS, ndihma përfshin mijëra fishekë artilerie, sisteme mortajash, shtiza dhe municione dhe pajisje të tjera, tha Pentagoni në një deklaratë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në një postim në Twitter se i është mirënjohës SHBA-së për ndihmën e dhënë dhe se çdo dollarë më shumë është një hap drejt mposhtjes së Rusisë.
“U jam mirënjohës njerëzve të SHBA-së për ndarjen e një pakete tjetër prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën. Çdo dollar i një ndihme të tillë është një hap drejt mposhtjes së agresorit. Ne do të kujtojmë gjithmonë mbështetjen e lidershipit amerikan në këtë kohë kur ndihma është më se e nevojshme!”, ka thënë ai.
Kjo është ndihma e 18 e pajisjeve nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën që nga gushti 2021.
Zëdhënësi i Pentagonit, Todd Breassealew, tha se në total, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 9.8 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën që nga fillimi i administratës së Bidenit.
Deri më tani, njoftimi më i madh i paketës së ndihmës për sigurinë ishte 1 miliard dollarë më 15 qershor. Kjo ndihmë përfshinte 650 milionë dollarë nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, përveç një tërheqjeje prej 350 milionë dollarësh.
USAID tha se bashkë me ndihmën që njoftoi më 8 gusht, mbështetja totale buxhetore që nga pushtimi i Rusisë në shkurt shkon në 8.5 miliardë dollarë.
Financimi, i koordinuar me Departamentin e Thesarit të SHBA-së përmes Bankës Botërore, do t’i shkojë qeverisë së Ukrainës në këste, duke filluar me një disbursim prej 3 miliardë dollarësh në gusht, tha USAID në një njoftim për media.
Fondet e reja do ta ndihmojnë atë të mbajë funksione thelbësore, duke përfshirë ndihmën sociale dhe financiare për njerëzit e varfër, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe miliona persona të zhvendosur brenda vendit.
Banka Botërore vlerëson se 55 për qind e ukrainasve do të jetojnë në varfëri deri në fund të vitit 2023 si rezultat i luftës dhe numrit të madh të personave të zhvendosur. Kjo krahasohet me 2.5 për qind që jetonin në varfëri para fillimit të luftës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Promovohet libri “Kundrime Letrare” i autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”...
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri