Lajme
SHBA nis hetim për rreziqet nga automjetet inteligjente nga Kina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur për fillimin e një hetimi për rreziqet e mundshme të sigurisë nga automjetet inteligjente që përdorin teknologji nga vende si Kina.
Për këtë çështje ka folur presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka njoftuar se ka udhëzuar Departamentin e Tregtisë të fillojë hetimin për të përcaktuar se çfarë masash duhen marrë për t’u siguruar që makinat që qarkullojnë në rrugët e SHBA-së nuk do të dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në deklaratën e presidentit Biden thuhet se shumica e makinave sot janë të lidhura me rrjetin, janë si celularë inteligjentë me rrota.
“Këto makina janë të lidhura me telefonat tanë, sistemet e navigimit, me infrastrukturën jetike dhe me kompanitë që i kanë prodhuar. Makinat inteligjente të ardhura nga Kina mund të mbledhin të dhëna të rëndësishme për qytetarët tanë dhe infrastrukturën tonë dhe mund t’ia dërgojnë këto të dhëna Republikës Popullore të Kinës”, thuhet tutje në deklaratë.
Zyrtarë të lartë amerikanë u thanë gazetarëve gjatë një lidhjeje telefonike se nuk kanë një numër të saktë të automjeteve të lidhura me vendet që përbëjnë shqetësim për Shtetet e Bashkuara, por thanë se ky numër është shumë i vogël.
“Ka të bëjë shpesh me makinat që prodhohen në Kinë, nga kompanitë kineze. Janë shumë pak makina të tilla sot në rrugët e Shteteve të Bashkuara”, tha një zyrtar.
Në këtë pikë nuk do të vendosen masa ndalimi apo tarifa, por puna do të përqëndrohet më tepër tek mbledhja e informacionit për të parë se për cilat aspekte mund të vendosen rregulla të reja, thanë zyrtarët amerikanë.
“Është e rëndësishme të merren masa përpara se të bëhet një numër i madh makinash të tilla në rrugët amerikane”, tha një zyrtar, duke shtuar se me rritjen e shpejtë të tregut të eksportit të makinave kineze dhe vendosjen e pranisë në vende të tjera, përfshirë në vende të Evropës, është e rëndësishme të vlerësohet tani rreziku për sigurinë kombëtare.
Teknologjive të cilave do t’u kushtohet më shumë vëmendje janë paisjet dhe programet në automjetet që mund të mbledhin dhe të transmetojnë të dhëna që mund të përdoren për qëllime keqdashëse.
Një zyrtar tha se shqetësimet e mundshme variojnë që nga çështjet e privatësisë, si përmbajtja e mesazheve SMS apo të postës elektronike, që lidhen me sistemin e makinës nëpërmjet telefonit të shoferit dhe deri tek një skenar i mundshëm kur një entitet në Pekin mund të çaktivizojë qindra mijëra makina inteligjente kineze në rrugët e Shteteve të Bashkuara./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?