Lajme

SHBA: Nikoliq të jetë konstruktiv me Kosovën

SHBA-ja e ka përshëndetur faktin se presidenti i ri serb, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar angazhimin për ardhmërinë evropiane të Serbisë. Gjithashtu e ka nxit Nikoliqin në bashkëpunim konstruktiv me Kosovën.

Përfaqësuesja për shtyp e Departamentit të Shtetit, Victorija Nuland, ka thënë se SHBA-ja e kanë nxitur Nikoliqin që të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme në rrugën për integrimet evropiane.

“Përshëndesim faktin se presidenti i zgjedhur Nikoliq e ka deklaruar angazhimin e tij për ardhmërinë evropiane të Serbisë dhe e kemi nxitur që të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me kryeministrin dhe qeverinë e ardhshme , e veçmas në mbajtjen e stabilitetit rajonal dhe në punën konstruktive me Kosovën”, ka deklaruar Nuland.