Lajme
SHBA, në gjendje alarmi të hershëm nga varianti i ri
SHBA-ja është në gatishmëri të lartë për shkak të variantit të ri të COVID-19, Omicron, tha sot këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për krizën shëndetësore, Anthony Fauci, duke u kërkuar amerikanëve të marrin dozën e tyre përforcuese të vaksinave kundër COVID-19.
Vendi nuk ka regjistruar raste të konfirmuara të këtij varianti, që po shkakton shqetësim global dhe mbyllje kufijsh, por këto deklarata të Dr. Fauci, të bëra në kanalin televiziv ABC, vijnë një ditë pas identifikimit të dy rasteve të para në Kanadanë fqinje, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Natyrisht, ne jemi në gjendje alarmi të hershëm”, shtoi Fauci.
“Personat e kualifikuar duhet të “marrin dozën e tyre përforcuese tani”, pa pritur zhvillimin e një vaksine specifike për variantin Omicron, që mund të mos na nevojitet”.
“Ajo që ne dimë është se të vaksinuarit janë shumë më mirë se ata të pavaksinuar, veçanërisht kur kanë marrë dozën e tyre përforcuese”.
Kryeimunologu amerikan theksoi se “është e pashmangshme që herët a vonë Omicron të përhapet gjerësisht, sepse duket se është shumë ngjitës (…)”.
Ka pak siguri për këtë variant, i identifikuar fillimisht në Afrikën Jugore, në nëntor dhe i klasifikuar si “shqetësues” nga OBSH-ja.
Transmetueshmëria dhe rrezikshmëria e tij aktuale mbeten për t’u përcaktuar.
OBSH tha se, deri më sot, asnjë vdekje e lidhur me variantin Omicron nuk është raportuar.
SHBA-ja, që sapo rihapi kufijtë e saj për botën në fillim të nëntorit, u mbyll sot për udhëtarët nga tetë vende të Afrikës Jugore.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











