Lajme
SHBA i kthehet bashkëpunimit me OBSH-në
Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden planifikojnë t’i bashkohen programit të vaksinimit COVAX, që synon të shpërndajë vaksinat e coronavirusit në vendet e varfra. Lajmin e bëri të ditur këshilltari kryesor i presidentit të ri, Anthony Fauci, në një komunikim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, një ditë pas betimit të Biden.
“Shtetet e Bashkuara planifikojnë të përmbushin detyrimet e tyre financiare kundrejt organizatës. Amerika e konsideron bashkëpunimin teknik në të gjitha nivelet si themel të marrëdhënieve tona me OBSH-në. / Kam gjithashtu kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të punojnë në mënyrë të gjithanshme për t’iu përgjigjur nevojës për rikuperim nga pandemia”, tha Anthony Fauci, këshilltar i presidentit Biden për mjekësinë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarët e OBSH-së njoftuan më herët gjatë javës se stoqet e para të vaksinave pritet të shkojnë në vendet e varfra në shkurt, në kuadër të skemës COVAX.
Por, ata ngritën gjithashtu shqetësimin se vendet e pasura po marrin pjesën e luanit të të gjitha stoqeve të vaksinave.
Paraardhësi i Biden, Donald Trump, ndaloi financimin e OBSH-së dhe njoftoi planin për t’u tërhequr prej saj në korrik të 2021.
Ai e akuzonte organizatën se ishte nën ndikimin e Kinës në fazat fillestare të epidemisë, një akuzë e rrëzuar nga kreu i OBSH-së.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













