Lajme
SHBA ndihmoi luftimin e COVID-19 në Ballkan me afro 10 milionë dollarë, 1.6 milionë vetëm për Kosovën
Nga 20.5 miliard dollarë sa kanë ndar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të luftës globale kundër pandemisë, përfshirë zhvillimin e vaksinave dhe metodave të trajtimit dhe parandalimit të sëmundjes, si dhe ndihmën për vendet e huaja, 10 milionë janë shpërndar në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa, 1.5 miliard janë shpërndar në 120 vende të tjerat ë botës, për të ndihmuar sistemet shëndetësore në lufton kundër pandemisë.
Kjo u tha se e ka forcuar pozitën udhëheqëse globale të SHBA-së në përgjigjen ndaj COVID-19 dhe se, në të njëjtën kohë, ka prodhuar “rezultate reale në formën e ndihmës për popujt në të gjithë botën”.
Në listën e vendeve ku SHBA-ja ka dërguar ndihma, shkruan se Kosovës i janë ndarë afro 1.6 milion dollarë për ta ndihmuar në përgatitjen e sistemeve laboratorike, për të mbështetur ekspertët teknikë në përgjigje dhe gatishmëri e të tjera.
“Kjo ndihmë për të luftuar COVID-19 [në Kosovë] është e ndarë prej investimeve afatgjate, të cilat kanë arritur vlerën e mbi 772 milionë dollarëve gjatë 20 vjetëve të fundit, përfshirë më shumë se 10 milionë dollarë për shëndetësi”, thuhet në dokument, përcjell albinfo.ch.
Aty po ashtu bëhet e ditur se Shqipëria ka marrë më shumë se 2 milionë dollarë nga autoritetet amerikane për luftimin e COVID-19, Bosnja dhe Hercegovina 2.2 milionë dollarë, Serbia mbi 2 milionë, Maqedonia e Veriut 1.5 milion dhe Mali i Zi 300,000.
Lista tregon se SHBA-ja për rajonin e Evropës dhe Euro-Azisë, ku bëjnë pjesë edhe Italia, Greqia, Turqia, Ukraina, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Bjellorusia, Bullgaria, Moldavia dhe Rumania, ka ndarë rreth 100 milionë dollarë ndihma gjatë kohës së pandemisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













