Bota
Mëngjesi pas uraganit “Dorian”…
Erërat që goditën ishujt Abako, ishin më të fortat e regjistruara ndonjëherë në Bahamas, e gjithashtu Grand Bahama u prek nga dëme dhe përmbytje të rënda. 89 metra
Kryeministri Hubert Minnis foli për asgjësimin e disa zonave dhe paralajmëroi rritjen e numrit të viktimave, nga 7 që janë konfirmuar deri tashti.
“Numri i viktimave pritet të rritet. Ky është vetëm një informacion paraprak. Ishte një prej krizave më të rënda kombëtare në historinë e vendit tonë. Grupet e mobilizuara për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura flasin për shkatërrim te përmasave apokaliptike dhe shumë të vdekur”, deklaroi Minnis, përcjellë albinfo.ch
Erërat që goditën ishujt Abako, ishin më të fortat e regjistruara ndonjëherë në Bahamas, e gjithashtu Grand Bahama u prek nga dëme dhe përmbytje të rënda. 89 metra… shi u regjistruan në disa pjesë të arkipelagut në Atlantik.
“Dorian” u zhvendos drejt veriut por vazhdon të kërcënojë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Edhe pse është dobësuar në uragan të kategorisë së dytë, me erëra deri në 165 km në orë, ai ka tashti një shtrirje më të madhe.
Sipas zyrtarëve të OKB-së, rreth 60 mijë veta, do të kenë nevojë për ushqime dhe ujë të pastër. Stuhia pritet t’u afrohet në mënyrë të rrezikshme brigjeve të Floridës dhe në Georgia mbrëmjen e së mërkurës dhe 2 Karolinave mëngjesin e së premtes.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












