Kosova

SHBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në çdo organizatë

“Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Haley

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Haley tha se Kosova ka përparuar mjaft që nga shpallja e pavarësisë, ndërsa i bëri thirrje Beogradit të përmirësojë marrëdhëniet me Prishtinën, përcjell albinfo.ch.

“Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Haley.

Në mbledhje ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila gjatë fjalës së saj tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të ndodhë vetëm kur Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo e fundit, theksoi Çitaku, është e pakthyeshme.