Kosova
SHBA: Kryetarët në veri t’i kryejnë detyrat jashtë objekteve të komunave
SHBA: Kryetarët në veri të Kosovës duhet t’i kryejnë detyrat jashtë objekteve të komunave dhe policia duhet të tërhiqet nga zonat afër. Kjo ishte kërkesa e Shteteve të Bashkuara për Kosovën të mërkurën, pas tre ditësh tensionimi në veri, përcjell albinfo.ch.
Në deklaratën zyrtare në uebfaqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, sekretari Antony Blinken ka thënë se ka qenë vendimi i Kosovës që të detyrojë hyrjen në ndërtesat komunale në veri të kryetarëve të rinj, ai që nxiti përshkallëzimin e tensioneve.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacionet alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura të Serbisë dhe t’u kërkojnë serbëve të Kosovës të ndalin sfidimin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, thuhet në komunikatë.
Një ditë më parë, SHBA-ja njoftoi se ka vendosur ta sanksionojë Kosovën për insistimin e Qeverisë për t’i vendosur kryetarët e komunave në veri në ndërtesat komunale, për çka ka nxitur trazira nga serbët lokalë. Vendimi i parë ishte për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 2023”, shprehet ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. Si pasojë e dhunës nga huliganët serbë, 30 ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime. Tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













