Kosova
SHBA kërkon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi
Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e negociatave dhe t’i zgjidhin çështjet e mbetura përmes bisedimeve, tha Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Matthew Palmer, për Zërin e Amerikës.
Lidhur me paralajmërimin e qeverisë së Kosovës se do të paraqesë padi kundër Serbisë për gjenocid, Palmer tha se “ka gjithmonë shumë retorikë të nxehtë” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ky është një sfond i gjatë për dialog”.
“Është e rëndësishme që të dy palët të kthehen në dialog, t’i diskutojnë çështjet në tryezë, t’i zgjidhin ato dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila, në mënyrë optimale, do të bazohej në njohjen reciproke. Është një rrugë drejt një të ardhme evropiane që aspirojnë të dy vendet”, theksoi Palmer, përcjell Albinfo.ch.
Ai shtoi se SHBA do të punojë në partneritet të ngushtë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










