Lajme
SHBA-ja përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka takuar drejtoreshën e re të USAID-it, Maureen Shauket me të cilën biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të Ministrisë, Hamza duke falënderuar Shauket për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin Amerikan për kontributin jetik dhe përkrahjen e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë për Republikën e Kosovës, sidomos në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe financiare si perspektivë e zhvillimit të mëtejme të Kosovës.
“Ministri Hamza gjithashtu njoftoi Shauket për objektivat dhe aktivitetet kyçe të ministrisë, sidomos në lidhje me buxhetin e shtetit dhe trendët pozitive të rritjes së të hyrave”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, drejtoresha e USAID– it Shauket duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen shprehi gatishmërinë e shtetit amerikan për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës, përmes investimeve dhe përkrahjes politike të shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










