Kosova
SHBA-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar nga Serbia.
Në një deklaratë të enjten, DASH ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të depërshkallëzuar tensionet, përcjell Albinfo.ch.
“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Tre policët kufitarë të Kosovës u kidnapuan të mërkurën në mesditë. Kjo erdhi pas një sërë zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikë nga përsëritja e dhunës mes ish-armiqve të kohës së luftës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














