Lajme
SHBA-ja i dhuron 500 mijë maska mbrojtëse Austrisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga java e ardhshme do të dhurojnë 500 mijë maska për mbrojtjen e gojës dhe hundës për qytetarët në Austri. Kjo është një shenjë miqësie mes të dy shteteve, thotë ambasadori amerikan në Austri, Trevor Traina,i cili edhe ishte iniciues i këtij veprimi. Maskat janë me pëlhure të zezë dhe të cilat mund të lahen dhe të ripërdorën.
Në një deponi të vendosura nëpër kuti, tashmë janë në dispozicion gjysmë milionë maska. Nga java e ardhshme vet ambasadori amerikan në Austri, Trevor Traina do të filloj t’i shpërndaj në gjithë Austrinë.
“Shumë njerëz nuk e dinë që SHBA ka mbështetur Austrinë edhe gjatë pandemisë së fundit me 1918 dhe i ka ushqyer më ushqim 300 mijë fëmijë. Austria sot është e fortë si shtet, por miqësia jonë është ende e vlefshme dhe këto maska janë një shenjë e saj”, ka thënë Traina, raporton orf.at, përcjell Albinfo Austria.
Maskat do të shpërndahen kryesisht tek punonjësit e lokaleve, në shkolla, në Dhomën e Tregtisë dhe organizatave joqeveritare, të cilat më pas do të i shpërndajnë edhe tek personat tjerë. Kompania nga Kalifornia ka prodhuar mjaftueshëm maska, dhe kështu që të gjithë ky donacion do të jepet falas.
Lidhur me një krahasim rreth menaxhimit të Austrisë dhe Amerikës rreth përballjes me Covid-19, ambasadori amerikan, Traina ka thënë: “Unë mendoj se është e vështirë për secilin shtet dhe vend tjetër të krahasohet me Austrinë. Austria e vrenjti shumë mirë rrezikun dhe urdhëroi mbylljen e kufijve. Qytetarët austriak gjithashtu e morën shumë seriozisht dhe iu përmbajtën asaj. Rihapja e dyqaneve, bizneseve dhe rikthimi i jetës në normalitet tani është shpërblim për popullin austriak ”, ka thënë ambasadori.
Media të shumta amerikane gjatë javëve të fundit kanë shkruar se Amerika dhe presidenti Donald Trump duhet të marrin shembull Austrinë dhe kancelarin Sebastian Kurz se si do të duhej të menaxhohet me luftën koronavirusit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












