Kosova
SHBA-ja i dhuron dronë Policisë së Kosovës
Hovenier: Një burim jetik për të luftuar krimin në tokë dhe në ajër
Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës shtatë dronë të mërkurën, të cilët do t’i shërbejnë kësaj force për misione vëzhguese dhe taktike, sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një ceremoni të nënshkrimit të donacionit në Prishtinë, Hovenier tha se ndihma më e fundit e SHBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë “pasqyron përkushtimin afatgjatë të tyre për zhvillimin e Policisë së Kosovës”.

“Kjo është dëshmi shtesë e besimit të SHBA-së ndaj Kosovës për kryerjen e misioneve të pavarura në luftë kundër narkotikëve dhe zbatim të ligjit”, tha Hovenier.
Donacioni amerikan për Policinë e Kosovës vjen rreth tri javë pasi ajo u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Duke e parë shkallën e aktiviteteve kriminale të grupeve të organizuara në rajon, këto mjete fluturuese pa pilotë do të jenë një burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtarit kriminale në tokë dhe në ajër”, shtoi Hovenier.
Policia e Kosovës përdori dronë për ta xhiruar dhe identifikuar organizatorin e sulmit në Banjskë, Millan Radojçiç, i cili më vonë e mori përgjegjësinë për sulmin.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se Policia do të mundohet t’i përdorë dronët e dhuruar nga SHBA-ja në mënyrën më të mirë të mundshme për të forcuar siguri sa më të madhe për qytetarët e gjithë Kosovës.
“Donacioni do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të policisë për të menaxhuar situata në terren, përfshirë në monitorimin e kufijve të Kosovës dhe në operacione të tjera të hetimit që Policia e Kosovës do t’i kryejë në të ardhmen”, tha Hoxha.
Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.
Më 3 tetor, Radojçiç, ish-kryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, u arrestua në Serbi, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











