Maqedonia
SHBA-ja dhe Gjermania, pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO
Maqedonia e Veriut ka bërë reformat e duhura për të qenë anëtare e plotë e NATO-s, andaj e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së. Kështu deklaron ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së, Mikaela Shvajcer – Bllum.
SHBA-ja dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut së shpejti si anëtaren e 30-të të NATO-s. Kur kjo të ndodhë, ne nuk do të jemi partnerë, por do të jemi aleatë, do të vendosim marrëdhënie më të thella dhe përkushtim të ndërsjellë, tha Mikaela Shvajcer–Bllum, U.D. Ambasadore e SHBA-së.
Mbështetjen ndaj Maqedonisë së Veriut në strukturat euroatlantike, por edhe për integrimin në BE, e përsëriti edhe ambasadori i Gjermanisë, Tomas Gerberih.
Procesi reformues duhet të vazhdojë dhe të thellohet, të tejkalohet ndarja etnike, ndërsa për këtë duhet më tepër të punojnë edhe përfaqësuesit e bashkësive ndëretnike. Ndërsa për reformat e shtetit duhet të fokusohen të gjithë në vend, u shpreh Tomas Gerberih, ambasador i Gjermanisë.
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, deklaroi se pret që në qershor Senati amerikan ta ratifikojë Protokollin dhe vendi këtë vit të jetë anëtare e 30 e NATO-s, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Mendoj se edhe vizita e parë e Këshillit Veriatlantik, në krye me sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg, nuk është vetëm vizitë protokollare, por para së gjithash ka rëndësi thelbësore që i përket veprimit tonë të ardhshëm si anëtare e NATO-s, theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Për disa ditë në vendin tonë do të mbahet stërvitja ushtarake “Goditja vendimtare”, e cila do të jetë njëra nga stërvitjet më të mëdha që nga pavarësia. Ndërkaq të hënën Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veri-atlantik i Aleancës do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shkup.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










